Mirë se erdhët

Qëllimi thelbësor i c`do biznesi është rritja e të ardhruave të saj, në këtë këndveshtrim përmblidhet dhe krijimi i një faqe interneti.
Kjo e fundit është një vegël që ka për synim t`ju sjellë sa më tepër klientë të jete e mundur.
Në qoftëse kërkoni dicka me tepër se një mbështetje tipike ,atëherë Nipa ju premton mbështetje të plotë që të mbulojnë kerkesat dhe nevojat tuaja.

Nipa merr përsipër:

1) Projektimin dhe ndërtimin e një faqe interneti enkas për bisnesin tuaj
2) Blerjen e emrit të faqes tuaj si pshm (www.emrijuaj.com) dhe rinovimin e tij .
3) Mbajtjen e faqes në serverët tanë (europë & amerikë) duke ju dhënë mundësine të shihni statistikat e vizitorëve.
4) Reklamimin e faqes së internetit në motorrët më te fuqishëm për kërkim në internet si google.com , yahoo.com , msn.com , bing.com etj..

50 .gov faqe per te krijuar backlinks

Mbas ndertimit te nje faqe interneti  hapi tjeter eshte permiresimi dhe zhvillimi i faqes per nje renditje  te mire ne Google.

Kjo arrihet me krijimin e backlinks ose me sakte lidhje aktive nga nje faqe e dyte drejt faqes tuaj.

Faqet te cilat kane me shume vlere per seo jane faqet me prapashtesen .gov . Automatikisht google ketyre faqeve ju jep dhe pr te larte. Nuk eshte e lehte per te gjetur faqe te tilla keshtu qe menyra qe ne ju japim linke me prapashtesen .gov eshte per nje shenje mirenjohje per punen qe ne kemi bere per gjetjen e ketyre faqeve.

Me poshte keni nje liste te madhe me .gov faqe te cilat mund ti merrni falas duke bere thjesht nje LIKE

Fillon “gara” e domain-ëve gTLD

Në janar të 2012 fillonjë aplikimet për gTLD (generic top level domain).
“Gara” fillon në janar 2012:  ICANN në qershor njoftoi zgjerimin e prapashtesave në adresat web përtej atyre ekzistuese (Com, Net, etj..).
Të interesuarit mund të aplikojnë për të fituar prapashtesën që dëshirojnë,të cilën mund ta përdorin për shërbime personale ose nëse dëshirojnë të shesin domain me prapashtesën qe do përfitojnë.

Nuk është e nevojshme që prapastesat të jenë doemos me karaktere latine , ato mund te jenë dhe karaktere arabe , greeke, kineze etj, por përhere duke ju përbajtur disa rregullave: për shembull, duhet të ketë së paku tre gërma (është ende në fuqi ligji për ruajtjen e prapashtesave të kodeve shtetërore me 2 gërma).

Kjo do të thotë se për herë të parë, kompanitë mund të marrin gTLD e tyre e cila potencialisht mund të shënonte fundin e “pushtuesit” të. com.

Data e saktë për dorëzimin e aplikimeve është 12 janar 2012.

Procesi do të përfundojë pas tre muajsh më 12 prill. “Kompanitë duhet të fillojë përgatitjen, dhe në përgjithësi për të menduar se çfarë të bëjnë”, thotë Tim Kalan, kreu i marketingut për Melbourne IT DBS, kompani e specializuar në fushën e domain-ëve.
Megjithatë, disa firma do të ngelen “mbrapa”, thotë Simon Briskman i Field Fisher Waterhouse. “Unë mendoj se është e vështirë për shumë kompani për të analizuar të dhënat ashtu siç duhet  për këtë periudhë të shkurtër kohore që kanë në dispozicion dhe të marrin vendimin e drejtë” komentoi , duke shtuar se disa të tjera do të hezitojnë për shkak të kostos se lartë që do të kenë këto prapashtesa.

“Disa firma të mëdha do të humbasin ‘shansin’, sepse organizatat e mëdha nuk mund të lëvizin shpejt. ”

Kostoja është me të vërtetë e lartë dhe konsiderohet se bashkë me mirëmbajtjen dhe menaxhimin e një gTLD do të arrijë rreth shifrës 150.000 dhe 200.000 $ në vit, kështu që të interesuarit smund të jenë frima të vogla por do të jenë firmat gjigande.
Rebecca Moody,  e RSCG Euro, thotë. “Lewis John dhe Coca Cola, për shembull, nuk do të ngurrojnë. Këto janë kompani të suksesshme, të cilat mund të përballojnë pa asnjë problem një shifër të tillë. ”

Kur periudha e aplikimit të përfundojë, ICANN-i do të shqyrtojë se cilat nga këto do të pranohen. Pra, ata duan të jenë të sigurt se menaxhimi do të bëhet siç duhet, “thotë Kalan.

Kur ka shumë kërkesa për të njëjtën prapashtesë, atëherë ka disa kritere për t’u zgjedhur. Nëse nuk zgjidhet, procesi do ti ushtrohet tenderit. GTLD e  para do të jenë “aktive” në fillim të 2013.

Arsyeja që kompanitë kërkojnë të marrin prapashtesat e tyre nuk është tjetër veçse “mbrojtja” e markave tregtare(trademarks), por gjithashtu dhe fitimet në fushën e marketingut:  “kompanitë besojnë se është lidhja më e mirë ndërmes marketingut offline dhe trafikut online nëse përdoren emrat që janë më të shkurtër, dhe  më të lehtë për t’u kujtuar. ” Gjithashtu, përfitimet ekzistojnë dhe në përmirësimin në lidhje me funksionimin e motorëve kërkues.

Një tjetër avantazh është ai i sigurisë, “ka shumë persona të cilët nuk bëjnë blerje përmes internetit për shkak të mos sigurisë që kanë. Mendoj se tani do të ketë mundësi të madha”, thotë Simon Briskman i Field Fisher Waterhouse.

Dr Jonathan Freeman, profesor i psikologjisë, në Universitetin e Londrës, beson se kjo do të ketë sukses në perceptimin e konsumatorëve, por do të marrë kohë.

Niko Papa për www.nipastudio.com me informacione nga BBC

Si të shtoni një widget në faqen tuaj wordpress!

Nëse je fillestar në wordpress dhe kërkon që doemos të vendosësh një widget të re në bllokun e faqes tënde atëherë më poshtë po ju spjegoj se si mund ta bëni këtë.

Hapi i parë
Gjejmë file functions.php në theme (pamjen) që përdorni, e ditojmë dhe aty shtojmë këtë kod.

if ( function_exists('register_sidebar') ){
register_sidebar(array(
'name' => 'BllokuQendror',
'before_widget' => '

',
'after_widget' => '

',
'before_title' => '',
'after_title' => '',
));
}

Hapi i dytë
Editojmë sidebar.php dhe shtojmë në div-ën e sidbarit këtë kod.

< ?php
if (!function_exists('dynamic_sidebar') || !dynamic_sidebar('BllokuQendror')) { }
?>


Kështu që faqe juaj tashmë ka një widget të re në të cilën mund të vendosni gjithcka që dëshironi nga menaxhimi i wordpress.

Por si veprojmë në rast se kemi instaluar WPML dhe faqe jonë është me më shume se një gjuhë?
Në këtë rast duhet që për cdo gjuhë të thrasim një wirdget tjetër…
Pshm:
< ?php

if (ICL_LANGUAGE_CODE == 'sq') {
if (!function_exists('dynamic_sidebar') || !dynamic_sidebar('BllokuQendror')) { }
}

?>
E kështu me radhë për vdo gjuhe shtesë.
Shpresoj që tju kem ndihmuar sadopak për të krijuar në wordpress. :)

Zhvillimi i faqeve me ane te Blog

Nje metode e re qe me erdhi ne mendje eshte dhe zhvillimi i faqeve te internetit ndermjet blog-ve qe ndodhen neper forume te ndryshme.

Pshm IPB ka te bashkengjitur nje module qe i jep mundesine antarit per te krijuar blog personal brenda forumit dhe te shkruaj aty shkrime te ndryshme qe i perkasin atij.

Gjithashtu dhe vBulletin jep kete mundesi..

Ajo qe duhet te bejme eshte te kerkoni ne google :

Per ipb: site:.com inurl:index.php?app=blog
per vBulletin: inurl:/blogs/all/ Powered by vBulletin®

Pshm blogu im ne forumin virtual eshte http://www.forumivirtual.com/blog3012.html

Nese jini te interesuar per liste te madhe mund tju gjej une kundrejt nje pagese.

Kontaktoni me mua ne email n11k0s@msn.com

Zhvillim faqe interneti me anë të forumeve.

Duke lexuar vetëm titullin e këtij postimi kuptohet qartë se tematika e artikullit ka të bëj direkt me forumet.

Por si mund të zhvillojmë faqen tonë me anë të tyre dhe që linkët që do vendosim në këto forume të jetë i vlehshëm për faqen tonë.

Le të supozojmë se fjala jonë është “faqe interneti” dhe ne duhet që këtë fjalë ta zhvillojmë doemos.
Gjeja e parë që bejmë është kërkimi i fjalës që na intereson ne google.

Natyrisht që në rezultatet organike të google do te shfaqen faqe të ndryshme interneti që brënda tyre ndodhet kjo fjalë, por ne nuk na intereson kjo gjë… ne na intereson vetëm vendi ku mund të krijojmë backlink dhe që në këtë rast janë forumet.

Atëhere ne krahun e majtë e google zgjedhim që rezultatet të shfaqen vetëm nga vënde që është biseduar per këtë fjalë . Dmth zgjedhim [b]Discussions[/b]

Normal aty ka dhe kohën që duhet të ketë postuar dikush , për mendimin tim më mirë të zgjedhësh [b]Past week[/b]

Tashmë në listën e rrezultateve shfaqen vetëm bisedime që jane bërë gjatë kesaj periudhe kohore dhe kryesisht ato bisedime ndodhen nëpër forume dhe në degën që i përket fjales sone kyce.

Tani do thoni ju se kaq ishte… rregjistrohemi dhe vendosim link aty!
Sigurisht që JO, kjo gjë do të sjellë në menyrë automatike përjashtimin tonë nga ky komunitet/forum.Ajo që duhet të bëjmë është të fillojmë të ndihmojmë dikë aty. Të marrim pjesë ne forum si antar i rregullt të rregullojmë profilin tonë. Dhe nëse e lejon rregulli të vendosim link në firmë. Kjo nuk është dhe shumë e vlehshme për Google por për dikë që i intereson shërbimi ose produkti ynë është një reklamim i menjëhershëm.

Përvec firmës ne mund te behemi pak më dinak… duke shfrytëzuar mos njohjen e administratorëve me teknikat e backlinks. Si behet kjo?

Supozojme se dikush ka shkruajtur në forum një teme me titull:
[b]Ndihmë për të ndertuar nje faqe interneti![/b]
Dhe që përmbajtja e këtij postimi është disi kështu:

[quote]Përshëndetje , jam duke krijuar nje [url=http://nipastudio.com/sq/]faqe interneti[/url] por kam hasur një problem në vendosjen e një slideshow në index të faqes.
Mundet dikush të më ndihmoj ju lutem?
[/quote]

Sikurse e shihni une kam vendosur citim në shkrimin e mësipërm dhe brënda fjalë ‘faqe interneti’ kam shtuar një link për faqen time. Këtë gje nuk mund ta vëj re një administrator i nje forumi të zakonshëm. Pra nëse ti citon postimin e hapsit të temës dhe i vendos fjales që të intereson nje link aktiv kjo nuk është shumë e dukshme. Pastaj ti vazhdon dhe i përgjigjesh atij duke ju përmbajtur përherë temës . Kështu qe ti nuk quhesh spamer ‘Edhe se kështu quhesh’.

Kjo e dyta është pak e tepëruar por mjaft e rezultatëshme.
Shpresoj të mos me shaj ndonjëri :)